Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Faktet e origjinës shqiptare të Aleksandrit të Madh!

Faktet e origjinës shqiptare të Aleksandrit të Madh!

Mbreti që erdhi nga Mati, Aleksandri i Madh. Nga Pjetër Bogdani, te Frang Bardhi, nga Rosa Lane te Anila Omari, nga Matteo Mandala te Bardhyl Demiraj. Kjo është historia e një Mbreti, Leka i Madh nga Pella e Epirit.

Historiani Sefer Duka, në Burrel ku shkoi gazetarja Rudina Xhunga për të realizuar dokumentarin tregoi për origjinën e Aleksandrit të Madh!

"Dy figura të rëndësishme shqiptare kanë dominuar në periudha të ndryshme të historisë, Aleksandri i Madh ose Leka i Madh dhe Gjergj Kastriot Skënderbeu. Më vjen keq se historiografia jonë ka kohë që nuk merret me madhështinë e kësaj figure. Ai mbretëroi në lashtësi, në një pjesë te Maqedonisë që ishte popullsi pellazgo-ilire dhe mendohet se ai origjinën e ka nga Mati. Edhe këtë e tregon pikërisht toponimi Pellë, e ligjërim te tillë. Thuhet se Aleksandri i Madh ka lindur në Pella. Pella nuk është Petrela. Nuk bëhet fjalë as për Petrelën, as për pelën. Bëhet fjalë për Pellën, pyllin. Në gjuhën vendase origjinale matjane, pyllit i thonë Pella.

Mendohet se Aleksandri i Madh e ka vendlindjen në Pellë, që ka qenë një qendër urbane e kohës së lashtë dhe ka ekzistuar në zemër të Matit. Këtë e pohon edhe studiuesi dhe konsulli austriak i Janinës, Hahn i cili në vitin 1863 eksploroi nëpër Mat historinë e kësaj krahinë. Duke biseduar me banorë të Matit ai arriti të saktësojë Pella, e ka origjinën në zemër të Matit.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Pyjet e dendura që kemi pasur në këtë zonë, e vërtetojnë këtë gjë sepse Pella ka qenë një vend i rrethuar nga pylli. Për historinë e Aleksandrit të Madh na vijnë në ndihmë edhe disa përkujdesje të mëvonshme, sidomos në Bizant kur u krijuan institucione shqiptare. Ndër to kemi toponime dhe emërtime kishash me emrin Aleksandri i Madh. Një nder këto është ndërtuar në shekullin e IV ose të V-të të erës sonë dhe ndodhet në Skënderaj. Aty është një kishë me emrin Kisha e Shën Aleksandrit. Pranë kësaj kishe ndodhen edhe rrënojat e një kishe tjetër, që quhet Kisha e Dakolit. Në gjuhën matjane, dakol është “më i fuqishmi”. Kjo kishë mendohet se i referohet figurës së Aleksandrit të Madh. Shpesh ne i referohemi Aleksandrit si Leka i Madh. Ai mbretëroi në vitet 356-323. Që në moshën 20-vjeçare ai qe një perandor, mbret i fuqishëm që bëri emër dhe la emër, la histori.”/L.F-dritare.net