Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Krushova, fshati ku jeton vetëm një familje!

Krushova, fshati ku jeton vetëm një familje!

Nga Marina Kërçeli

Në kujtimet e fëmijërisë time, përherë jetesën në fshat e kujtoj plot gjallëri. Por sot, brenda pak vitesh, fshatrat janë boshatisur dhe në shumicën prej tyre nuk banon më askush, përveç kafshëve.

Krushova, fshati ku jeton vetëm një familje!
Është trishtuese të shohësh kaq gri aktualitetin që po përjetojmë, brezi ynë, të cilët jemi rritur duke soditur çdo sokak, duke mbledhur fruta nëpër pyje dhe shijuar dimrin e gjatë në oxhaqet e shtëpisë. Kështu ka qenë dikur edhe Krushova, me rrënjë të lashta që për shumë epoka ishte e pasur me faunën, florën dhe prodhimet bujqësore, ndërsa sot është kthyer në një zonë shkretëtirë.

Krushova, fshati ku jeton vetëm një familje!
Të rinjtë e kanë braktisur, të gjitha familjet, po ashtu, përveç njërës, fisi Bacelli. Vetëm 5 km larg Voskopojës e cila “gumëzhin” nga turistët, rruga që të çon drejt këtij fshati është një torturë e vërtetë, ku sot nuk mund të përshkohet me asgjë tjetër përveç se me kafshë.

Krushova, fshati ku jeton vetëm një familje!
Me të drejtë edhe banorët vit pas viti u larguan, nuk u ndihmuan nga askush, për të pasur rrugë, qendër shëndetësore, shkollë, asgjë që mund t’i shtynte aty për t’i dhënë jetë këtij fshati.


Por historia e Besnikut dhe Kastriotit, është dëshmi se si dy vëllezër nuk hoqën dorë nga amaneti i babait për mos braktisur rrënjët e tyre, fshatin, Krushovë ku u zhvillua një fis i tërë, Bacelli. Ky mbiemër trashëgon dhe mban mbi supe histori, traditën e mikpritjes, skamjen dhe veçohet nga banorët e tjerë të fshatit, kur tregohet për sakrificën.

Aspak të penduar nga kjo zgjedhje, dy vëllezërit rrëfejnë se ka qenë disi vendimi i babait të tyre, Naim Bacellit, për t’i mbajtur me pahir në këtë fshat të harruar, pasi sipas të atit, qyteti nuk do të ishte vendi i duhur për të jetuar.

Krushova, fshati ku jeton vetëm një familje!
Edhe pse kanë qëndruar këtu për hir të babait, ata tashmë nuk e shohin të ardhmen në qytet apo diku tjetër. Kjo pasi, në Krushovë, ata u martuan, lindën fëmijët e tyre, përmbushën amanetin e të atit.
Fitimet janë të mëdha por ndihemi të vetmuar, tregon Besniku, vëllai i madh që në rininë e tij, pasion ka pasur muzikën dhe ka shëtitur anë e mbanë vendit, falë mundësisë që i dha dikur fisarmonika.

Krushova, fshati ku jeton vetëm një familje!
Kastrioti tregon me krenari kur bie fjala te mbiemri i tij: "Gjithë kuadrot e vizitonin këtë banesë, kjo na bëri që mos të pendoheni që nuk larguam".

Gjatë bisedës, vëllezërit na treguan se si mikpritjen miqtë në shtëpinë e tyre, sofrën që i la babai dhe pastërtinë që i mësoi nëna e tyre ndër vite.

"Kemi pasur shumë fat. Nëna jonë ishte ndër gratë më nikoqire dhe babai, njeri i nderuar në fshat", tregojnë vëllezërit Bacelli.

Edhe pas vdekjes së të atit Besniku dhe Kastrioti, dy nga katër vëllezërit dhe motrat e tyre, janë të vetmit që nuk harruan amanetin.

"Ishim shumë të lidhur me prindërit, na kërkuan të mos largohemi nga fshati. Të njëjtën dëshirë kemi dhe ne për fëmijët tanë, të kthehen dhe pushimet e tyre t'i kalojnë këtu në Krushovë".

Dëshira e tyre të ngjallte shpresën se ky fshat do të popullohet ashtu si para viteve '44 kur gjermanët e dogjën të gjithin. Krushova, është fshat që fsheh plagë të mëdha të historisë që kanë kaluar mbi supe shqiptarët, që ditën që jenë të besës, hapën dyert e tyre pa marrë parasysh pasojat.

"Nëse do të kemi mundësi do ta ndërtojmë këtë shtëpi edhe më të bukur se si është. Kjo është banesa ku u prehën prindërit tanë", kjo ishte dëshira e vëllezërve që tani në moshë presioni, jetën e ndajnë mes Krushovës dhe Korçës për shkak të infrastrukturës së keqe të zonës./dritare.net