Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Kush e vodhi spitalin e Luftës së Ftohtë që ndërtoi Enver Hoxha në mal!

Kush e vodhi spitalin e Luftës së Ftohtë që ndërtoi

Dritare Tv udhëtoi drejt zonës së Korçës, pikërisht në fshatin turistik, Voskopojë, destinacion mjaft popullor për turistët në çdo stinë. Arsyeja ishte historia e spitalit ushtarak i ndërtuar nga Enver Hoxha, në mes të pyllit të Voskopojës, nën një shkëmb, aq i fshehtë sa nuk u zbulua kurrë para viteve 90’.

Për të arritur në destinacion stafi i Dritare Tv së bashku me banorin e zonës, Anton Falo iu desh të bënte itinerarin për më shumë se një orë në këmbë, për të treguar me saktësi pikat kyçe që të çojnë drejt këtij spitali.

Disa prej tyre janë: Sheshi i Enver Hoxhës, çezma e ushtarit, si dhe rruga që përshkruhet mes pyllit.

Gjatë udhëtimit, zoti Falo për gazetaren Marina Kërçeli tregoi se ky spital ushtarak është i ndërtuar me 30 dhoma sekrete, të cilat do të shërbenin për kirurgjitë, ku mjekët do të kujdeseshin për ushtarët që ishin në ballë me luftën.

“Enver Hoxha e zgjodhi këtë vend për të ndërtuar spitalin sepse është një zonë e fshehtë në mes të pyjeve, nuk duket fare as nga avionët dhe është afër rrugës që lidh Voskopojën me Korçën.

Nëse do sulmohej Shqipëria siç mendonte, Enver Hoxha atëherë gjithë spitali i Korçës do të shpërngulej këtu ku ishin të gjitha repartet spitalore, kirurgjia, stomatologjia, pediatria.

Spitali ka 30 dhoma nën dhe. Në këto dhoma ka pasur vegla spitalore, siç ishte në spitalin e Korçës. Vinin doktorët këtu çdo 10 ditë dhe i pastronin, pra ishin në gatishmëri punë të gjitha. Ky spital ishte i rrethuar me forca ushtarake dhe u ndërtuar nga vetë ushtarakëve. Në çdo hyrje dhe dhomë ka pasur skara hekuri për drenazhimin ujit, ishin 10 tualete për ushtarët, ka pasur edhe sistem ajrimi, ka katakombe, dhoma nga 7-8 metra të mëdha”, tregoi zoti Falo.

Ajo që e veçon këtë spital është struktura se si është ndërtuar, duke pasur 3 hyrje-dalje sekrete, dyert e blinduara, sistemet e ajrimit etj. Po ashtu, vështirësia për ta dalluar mes pyllit me pisha, dhe itinerari që pothuajse nuk përshkruhet kurrë nga banorët e zonës.

“Ne e dinim që ishte një spital në këtë zonë, por nuk hynim dot. Pas 90-ës pastaj, filloi u shkatërrua spitali, u vodhën dyert, kabujt, tani kanë ngelur vetëm dhomat edhe pse ato të dëmtuara pasi kanë nisur të vjedhin hekurat e kolonave.

Ky spital ka 3 hyrje-dalje, njëra prej të cilave ishte sekrete. Çdo hyrje ka pasur portën e vet prej hekuri po sot janë vjedhur për skrap. Ky spital nuk u provua asnjëherë, nuk u vu përdorim asnjëherë ditë se fatmirësisht nuk pati luftë”, tha zoti Falo.

Kur mbërrin në këtë spital, kupton sistemin e sigurisë që ishte ngritur, pasi ajo që njihet ende dhe sot si “vija e kuqe” është çezma e Ushtarit.

“Mendohet se ka filluar të ndërtohet rreth viteve ’70, i cili nga duart e ushtarëve të cilët bënin dhe mbrojtjen e zonës. Ky spital kishte tre dyer kryesore të blinduara, nëse sulmohej, mjekët të kishin mundësi të përgatiteshin dhe të largoheshin nga daljet sekrete. Ushtria e mbronte dhe njoftonte me radio mjekët, perimetri i sigurisë ishte i madh. Spitali nuk u dorëzua kurrë deri në vitet 90’, ishte në gatishmëri në çdo kohë, për të shpëtuar mjekët.

Ky spital ushtarak mund të jetë guidë e mirë turistike, nëse sistemohet, dhe të bëhet e aksesueshme. Për të treguar historinë e atyre viteve”, tha zoti Falo./dritare.net