
Ditën e sotme është ndarë nga jeta Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit tonë të madh Fatos Kongoli. Lajmin e bën të ditur shtëpia botuese Toena.
Kongoli ishte 47 vjeç dhe jetonte në New York. Ishte shkrimtar (shkruante me pssudonime) por me profesion polic.
Në shqip ka qarkulluar një roman i tij me titull "Transplanti i jetës", po nga botimet Toena.
"Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.
DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.
Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:
- Imprint legacy, 2019
- Morning star, 2020
- Yesterday's Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022
Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar "TRANSPLANTI I JETËS" (TOENA, 2020).
Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”
Pritja për t'i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t'u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit
E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!"/L.F-drotare.net