Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Si e ndihmuan gjuhën shqipe bektashinjtë gjatë pushtimit osman! Flet Robert Hackman!

Si e ndihmuan gjuhën shqipe bektashinjtë gjatë pushtimit osman!

Fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman në dokumentarin e radhës, tregoi historinë e Kaninës dhe teqesë së parë në Ballkan, e cila mendohet të ketë qenë e para në Shqipëri.

Hackman po ashtu tregoi se si bektashinjtë kanë ndihmuar gjuhën shqipe gjatë perandorisë osmane.

“Bektashinjtë u jepnin grave pozita të barabartë me burrat dhe ato mund te faleshin me burrat. Dukej imorale që përziheshin të dyja gjinitë. Ata u akuzuan për këtë imoralitet në fillim të viteve 1600, në një vend shumë afër Andronopolit, kryeqytetit të osmanëve. Teqeja e tyre atje u shkatërrua dhe ka shumë pak gjasa që të gjithë ata “Baba”, ministra, u dorëhoqën. Ka gjasë q ata u ftuan këtu nga Mir Liva Dukagjini i njohur gjithashtu si Sinan Pasha. Ka shumë të ngjarë që ata erdhën këtu 20 ose 30 vjet pak para ardhjes së Evliya Çelebit. Tani, askush nuk e di saktësisht se ku ishte kjo teqe, por me shumë mundësi është në anën jugore të kësaj kalaje dhe ka qenë ndërtuar aty ku është sot teqeja e re. Në teqenë e re, është një varr, një varr shumë i rëndësishëm. Le të shkojmë ta shohim!

Për shkak se ata u persekutuan në pjesë të tjera të perandorisë osmane, ata u shpërngulën këtu dhe kjo është qendra e tyre. Por gjatë asaj periudhe te zgjimit kombëtar bektashinjtë mblodhën libra e i sollën këtu, lejuan të lexoheshin libra të gjitha të shkruara në gjuhën shqipe, gjë që ishte e ndaluar, prandaj ishin shumë të rëndësishëm në procesin arsimor të shqiptarëve. Ata gjithashtu janë tejet tolerantë ndaj feve të tjera dhe karakteri i popullit shqiptar është shumë i hapur, falës dhe tolerant ndaj besimeve të tjera. Ndaj bashkëjetesa e bektashinjve dhe e shqiptarëve është realitet. Në Shqipëri, ata me të vërtetë gjetën shtëpinë e tyre këtu”, tregoi fotoreporteri./M.K-dritare.net