Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Kalaja që i dha Skënderbeut gruan dhe fitoren!

Kalaja që i dha Skënderbeut gruan dhe fitoren!

Në dokumentarin e radhës, fotoreporteri Britanik Robert Hackman në bashkëpunim me Dritare TV, rrëfen fshatin e mrekullueshëm, Kaninën dhe historinë e kalasë që i dha fitoren Gjergj Skënderbeut dhe Donikën, gruan e tij.

Duke përshkruar në këmbë gjithë rrugën që të çon në këtë kala, rreth 4 km larg Vlorës, fotoreporteri tregon fitoret e Heroit Kombëtar duhet të tregohen dhe njohur ende dhe sot.

Kalaja që i dha Skënderbeut gruan dhe fitoren!

“Në majë të kodrave që grihen pas Vlorës është një fshat i qetë që quhet Kaninë. Është një qytet i bukur dhe i vogël jo shumë larg Vlorës, rreth 3 apo 4 km. Është një vend i këndshëm dhe i freskët, sidomos nëse vini gjatë pasditeve të verës. Është vendi i duhur për t’i shpëtuar vapës në plazhe.

Pamja në majë të kodrave është e jashtëzakonshme. Por arsyeja e vërtetë që kam ardhur këtu është për t’ju treguar historinë e Donikës, gruas së Heroit Kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut. Donika Arianiti lindi në një familje fisnike të mesjetës që sundonte një pjesë të madhe të tokave në këtë zonë. Babai i saj është lënë mjerisht në hije nga historia për shkak të Skënderbeut. Skënderbeu është Heroi Kombëtar i Shqipërisë me një histori të madhe dhe të pasur por vjehrri i tij ka një kontribut të madh në luftën për të mbrojtur këtë tokë nga pushtimi osman.

Kalaja që i dha Skënderbeut gruan dhe fitoren!

Në fillim të jetës së tij Gjergj Arianiti kishte nën zotërim pak nga tokat e kësaj zone, por ai u martua dy herë duke trashëguar shumë pasuri nga të dyja martesat, veçanërisht nga e para. Ai mori mjaftueshëm tokë mes Mallakastrës dhe Vlorës, duke zgjeruar kështu territorin e tij por edhe pushtetin në këtë zonë. Pas betejës në 1938 Gjergj Arianiti u braktis nga sulltani Murad II, pasi ai mësoi për fuqinë e Gjergj Arianitit në këtë zonë. Murad II sulltani i Perandorisë Osmane, sulmoi një shtëpi më në veri dhe përfshiu shumë familje fisnike në atë zonë në luftë kundër tyre. Pra, familjet fisnike të Shqipërisë filluan të bënin aleanca me njëra-tjetrën si një mënyrë për të rritur forcën e tyre. Donika ishte vajza e Gjergj Arianitit që më vonë u bë gruaja e Heroi Kombëtar Gjergj Kastriotit. Ata u martuan në një manastir pak më në veri nga këtu. Lart këtu në muret e kalasë është më e qartë të kuptohet pse ky është vendi i duhur për të ndërtuar një fortifikim. Kalaja mund të shikohet që në veri, mund të mbikëqyrë luginën pas saj në lumin e Shushicës dhe këtu në lindje ka këtë pamje.

Kalaja që i dha Skënderbeut gruan dhe fitoren!

Çfarë pamje e mrekullueshme.

Osmanët po përparonin drejt perëndimit dhe po afroheshin në kufijtë lindorë të Gjergjit. Ai nisi t'i luftojë ata në fillim të viteve 1430, 10 vite më shpejt se Skënderbeu të bënte rezistencën e madhe. Ai vdiq në territorin Venecian të Durrësit në Shqipëri në 1461. Ai ishte një figurë e madhe në rezistencën ndaj turqve por i eklipsuar nga figura e Skënderbeut.

Por bëmat e tij historike, duhen njohur dhe treguar!

Edhe pse nuk ka asgjë tjetër përveç mureve në këtë kështjellë, ajo është ende një monument kulturor shumë i rëndësishëm në historinë shqiptare”, tha fotoreporteri britanik./M.K-dritare.net