Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Historia e Gjergj Arianitit, heroit që u eklipsua nga Skënderbeu!

Historia e Gjergj Arianitit, heroit që u eklipsua nga Skënderbeu!

Fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman në një cikël dokumentarësh që ka realizuar në bashkëpunim me Dritare TV, një prodhim i gazetares Rudina Xhunga ka qenë këtë herë në Kaninë. Fotoreporteri Hackman tregon nga kalaja e Kaninës historinë e familjes Arianiti, kryesisht për Gjergj Arianitin, babanë e Donikës që u bë gruaja e Skënderbeut.

"Gjergj Arianiti ka mbetur disi në hije nga fama e Skënderbeut që natyrisht është Heroi Kombëtar dhe historia e tij është epike, tepër e pasur. Por edhe ai ka një kontribut të madh në luftën për të mbrojtur Kaninën nga pushtimi osman. Gjergj Arianiti zotëronte pak nga tokat e kësaj zone, por ai u martua dy herë duke trashëguar shumë pasuri nga të dyja martesat, veçanërisht nga e para. Ai përfitoi tokë mes Mallakastrës dhe Vlorës, duke zgjeruar kështu territorin e tij, por edhe pushtetin në këtë zonë. Dhe sulltani Murad II e la rehat Gjergj Arianitin më në fund, ai dinte të luftonte e të mbrohej! Murad II, sulltani i Perandorisë Osmane, vazhdoi sulmet më ne veri dhe i përfshiu familjet fisnike të zonës në luftë. Kështu familjet fisnike të Shqipërisë filluan të bënin aleanca me njëra-tjetrën për të rritur forcën e tyre. Donika ishte vajza e Gjergj Arianitit e më vonë u bë gruaja e Heroi Kombëtar Gjergj Kastriotit.

Historia e Gjergj Arianitit, heroit që u eklipsua nga Skënderbeu!

Lart, këtu në muret e kalasë është tepër e qartë të kuptosh pse ky është vendi i duhur për të ndërtuar një fortifikim. Prej këtu ke pamje të papara të veriut, sheh luginën nga pas, pranë lumit Shushicës. Osmanët po përparonin drejt perëndimit dhe po afroheshin në kufijtë lindorë të Gjergjit. Ai nisi t'i luftojë ata në fillim të viteve 1430, 10 vite më herët se Skënderbeu të bënte rezistencën e madhe. Ai vdiq në territorin Venecian të Durrësit në Shqipëri në 1461. Ai ishte një figurë e madhe në rezistencën ndaj turqve, i eklipsuar nga figura e Skënderbeut, por bëmat e tij heroike kane vlerë për t’u njohur dhe treguar.", tregon fotoreporteri në dokumentarin e DritareTV./K.C/dritare.net