Alfred Çako ka një thirrje: Të krijojmë elitën e re sot pas protestës
Dritare.net

Alfred Cako ka bërë thirrje për një takim me intelektualë dhe mbështetës të lëvizjes anti-establishment, duke kërkuar krijimin e një “elite të re politike” pas protestës së zhvilluar sot.
"Sot më 19:30 të gjithë intelektualët anti-establishment që kanë dhënë kontribut kundër keq-qeverisjes, korrupsionit 36 vjeçar dhe Rilindjes, nga mitingu të shkojmë në takim për të krijuar Elitën politike përfaqësuese të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare kundër tradhtarëve të brendshëm dhe armiqve të jashtëm. Të gjithë intelektualët që ndjejnë përgjegjësi për të ardhmen e kombit sot më 19:30 në tubim, para kullave Binjake për veprime të mëtejshme të organizuara dhe një takim organizativ. Nuk kanë vend ata që kanë përfituar fonde të huaja për shkollim apo OJF dhe pjesëtarë nga strukturat drejtuese politike të dyshes PD&PS si edhe drejtues aktualë të Partive politike.", shkruan Çako./dritare.net