Trump çon në Kongres marrëveshjen me Iranin. Çfarë do ndodhë?
Dritare.net

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se do t’ia dërgojë Kongresit për shqyrtim tekstin përfundimtar të çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin, edhe pse pranoi se ky hap nuk i kishte shkuar fillimisht në mendje.
“Po, do ta bëj. Nuk e kisha menduar kurrë ta dërgoja, madje as që më kishte shkuar në mendje, por do ta dërgoj në Kongres”, tha Trump gjatë takimit të Samiti i G7 në Francë.
Trump e paraqiti vendimin si një ide të menduar në moment, duke thënë: “Më pëlqen kjo ide. Dërgojeni në Kongres”.
Senatori republikan Lindsey Graham, një mbështetësi i Trump, deklaroi se sipas ligjit amerikan çdo marrëveshje bërthamore me Iranin duhet t’i paraqitet Kongresit për shqyrtim dhe votim.
Ai iu referua ligjit amerikan të vitit 2015 për shqyrtimin e marrëveshjeve bërthamore me Iranin, i cili kërkon që Kongresi të shqyrtojë çdo marrëveshje që lidhet me programin bërthamor të Iranit dhe ku përfshihen Shtetet e Bashkuara.
Duke folur pranë presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Trump bëri edhe një batutë për kundërshtimin politik në SHBA.
“Do të doja ta dërgoja në Kongres duke thënë se nuk duhet ta miratojnë dhe do ta merrja miratimin e tyre”, tha Trump, duke shtuar: “Çfarëdo që them unë, ata duan të bëjnë të kundërtën”./K.C/dritare.net