Na ndiqni edhe në

Bota

Viktima e parë nga koronavirusi që prej majit. Çfarë po ndodh në Zelandën e Re?

Viktima e parë nga koronavirusi që prej majit. Çfarë po

Në Zelandën e Re është shënua vdekja e parë nga koronavirusi, që prej 28 majit. Një 50-vjeçar humbi betejën me virusin në Spitalin Middlemore në Auckland. Ai ishte një nga 152 të infektuarit në shpërthimin e fundit në qytetin më të madh të vendit. Ministri i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield, tha se me shumë gjasa numri i viktimave në ditët në vazhdim do të rritet. Kryeministrja Jacinda Ardern tha se në Auckland do të vijojnë të mbeten në fuqi masat, me shpresë që mund të përmirësojnë situatën. /L.F-dritare.net