Na ndiqni edhe në

Bota

Adoleshenti britanik Owen Cooper bën historinë në Emmy

Adoleshenti britanik Owen Cooper bën historinë në Emmy

Adoleshenti britanik Owen Cooper ka hyrë në histori si mashkulli më i ri që ka fituar ndonjëherë një çmim Emmy në një kategori aktrimi. Ai u vlerësua me çmimin “Aktori më i mirë dytësor” për rolin e tij në dramën e fuqishme të Netflix, Adolescence.

Seria katër-pjesëshe trajton pasojat e vrasjes së një adoleshenteje, ku një 13-vjeçar akuzohet për krimin. Performanca e Cooper, që interpreton të dyshuarin Jamie Miller, është përshkruar nga kritika si “e jashtëzakonshme” dhe “mahnitëse”.

Cooper, i lindur në Warrington, ishte vetëm 14 vjeç gjatë xhirimeve. Para këtij roli nuk kishte pasur asnjë përvojë televizive apo kinematografike, megjithëse kishte ndjekur kurse aktrimi në Manchester.

Adoleshenti britanik Owen Cooper bën historinë në Emmy

Adolescence u shpërblye gjerësisht, duke fituar disa çmime Emmy, ndërsa nata solli edhe fitore të tjera të rëndësishme:

Seriali dramatik The Pitt triumfoi mbi Severance mori çmimin kryesor për dramën më të mirë.
Aktori Noah Wyle fitoi për herë të parë një Emmy si aktori më i mirë në një dramë.
Komedia satirike e Seth Rogen, The Studio, thyeu rekordin me 13 çmime në një sezon të vetëm.
Pas shumë viteve nominimesh, The Late Show with Stephen Colbert fitoi më në fund çmimin për talk show më të mirë – megjithëse lajmi erdhi menjëherë pas vendimit të CBS për ta anuluar programin./L.F-dritare.net