Bianca Balti zbulon se ka kancer në vezore: U operova, kishte arritur në organe të tjera!
Dritare.net
Modelja e njohur italiane, Bianca Balti ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në vezore, në fazën e 3-të.
Bianca Balti me shpresë dhe optimizëm, jep mesazhin se edhe në momente kur jeta të sjell të papritura, nuk duhet të dorëzohesh por duhet të luftosh deri në fund.
Si pasojë e gjendjes shëndetësore, modelja është detyruar të heqë gjinjtë dhe vezoret që të parandalojë prekjen nga kanceri.
"Të dielën e kaluar, u kontrollova për të zbuluar se dhimbja ime e poshtme e barkut ishte kancer i vezoreve në fazën 3. Ka qenë një javë plot frikë, dhimbje dhe lot, por kryesisht dashuri, shpresë, të qeshura dhe forcë. (shikoni këto foto për prova). Unë kam një udhëtim të gjatë përpara, por e di që do ta mund këtë.
Për veten time, të dashurit e mi (vajzat e mia janë në krye të listës), dhe të gjithë ju që keni nevojë për forcë, mund të huazoni disa nga të miat sepse kam me shumicë. Jeta ndodh; jepi një arsye. Deri më tani, kanceri më ka dhënë një shans për të gjetur bukurinë përmes pengesave të jetës”, shkruan ajo në Instagram, krahas disa pamjeve në momentin kur niset drejt sallës së operimit./M.K-dritare.net
View this post on Instagram