
Dua Lipa zgjedh fustanin e një tjetër shqiptareje të sukseshme!
E Diel 12 Shtator 2021, 17:05
Dritare.net
Të gjithë i pamë fotot e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa me Elton John, por a e dini se e kujt ishte veshja e saj atë mbrëmje?
Si gjithmonë këngëtarja Dua ka dhënë mbështetjen e saj duke veshur dhe ajo stilimet e Nensit, një tjetër shqiptare e sukseshme në botën e modës, si dhe duke e uruar për çmimin e madh dhe arritjen në fushën e modës.
Nensi Dojaka është stilistja shqiptare e cila kohët e fundit ka bërë bujë pasi shumë personazhe të njohur janë veshur me krijimet e saj. Gjithashtu Nensi ka fituar një çmim të rëndësishëm në modë në një konkurencë prej 1900 personash./M.T/dritare.net

















