Na ndiqni edhe në

Bota

Dy aktorët turq dënohen me burg. Ja çfarë u ndodhi!

Dy aktorët turq dënohen me burg. Ja çfarë u ndodhi!

Dy prej aktorëve më të njohur të kinematografisë turke, Rıza Kocaoğlu dhe Halit Ergenç, janë dënuar me heqje lirie nga gjykata turke, në lidhje me një dëshmi të rremë të dhënë mbi ngjarjet e protestave të Parkut Gezi, që ndodhën në vitin 2013.

Sipas mediave turke, aktori Rıza Kocaoğlu është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, ndërsa Halit Ergenç është dënuar me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burgim. Dënimi vjen pas përfundimit të një hetimi të gjatë mbi deklaratat e dhëna nga personazhe publike në lidhje me protestat që tronditën vendin në atë kohë.

Protestat e Parkut Gezi, të cilat nisën si një reagim ndaj planeve për zhvillimin urban të parkut në qendër të Stambollit, u shndërruan shpejt në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë së asokohe. Shumë figura publike, përfshirë artistë, gazetarë dhe aktivistë, u përfshinë në mbështetje të protestuesve.

Ndërkohë, avokatët e aktorëve kanë bërë të ditur se do të apelojnë vendimin dhe e kanë quajtur dënimin "të padrejtë dhe të motivuar politikisht". Publiku turk dhe fansat ndërkombëtarë të dy aktorëve kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin, duke ngritur pikëpyetje mbi lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor në Turqi.

Ky zhvillim ka ndezur sërish debatin publik mbi trajtimin e figurave publike që shprehin mendim ndryshe dhe përfshihen në çështje sociale apo politike në vend./K.C/dritare.net