Evropa dërgoi trupa në Groenlandë, reagon Shtëpia e Bardhë!
Dritare.net
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi të enjten se aktiviteti i trupave ushtarake në Greenland nuk ka asnjë ndikim mbi përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të blerë këtë territor danez.
“Unë nuk mendoj se trupat në Evropë ndikojnë në procesin e vendimmarrjes së presidentit, dhe as nuk ndikojnë në synimin e tij për blerjen e Greenlandit,” tha Leavitt, duke theksuar qëndrimin e presidentit.
Këto komente vijnë pas takimit të djeshëm midis Zv/presidentit JD Vance, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, si dhe homologes së tij nga Greenlandi, Vivian Motzfeldt, në Godinën Ekzekutive Eisenhower. Leavitt e përshkroi takimin si “produktive”.
Dy delegacionet “ranë dakord të krijojnë një grup pune të përhershëm që do të vijojë diskutimet teknike mbi blerjen e Greenlandit,” shtoi Leavitt, duke bërë me dije se takimet do të zhvillohen “çdo dy deri në tre javë.”
Shtëpia e Bardhë gjithashtu bëri të qartë se presidenti e konsideron blerjen e Greenlandit një prioritet për sigurinë kombëtare.
“Ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara të blejnë Greenlandin dhe mendon se kjo është në interesin më të mirë të sigurisë sonë kombëtare,” tha Leavitt./K.C/dritare.net
