
Çfarë po ndodh? Publikohen fotot e Putinit në burg dhe të Trump kur arrestohet
Dritare.net
Ish-presidenti Donald Trump po goditet nga oficerët e policisë së qytetit të Nju-Jorkut. Presidenti rus Vladimir Putin pas hekurave të një qelie betoni me ndriçim të dobët.
Imazhet shumë të detajuara dhe sensacionale kanë mbushur Twitter-in dhe platforma të tjera ditët e fundit, mes lajmeve se Trump përballet me akuza të mundshme penale dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin. Por asnjëra nga pamjet nuk është reale.
Imazhet dhe një sërë variacionesh që mbushin mediat sociale u prodhuan duke përdorur gjeneratorë imazhesh gjithnjë e më të sofistikuar dhe gjerësisht të aksesueshëm të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale.
Ndërsa aftësia për të manipuluar fotot dhe për të krijuar imazhe të rreme nuk është e re, mjetet e gjenerimit të imazheve të AI nga Midjourney, DALL-E dhe të tjerë janë më të lehtë për t'u përdorur. Këto mjete mund të gjenerojnë shumë shpejt imazhe realiste, me detaje që të mendosh se janë të vërteta.
Në një postim në Twitter, Eliot Higgins, themeluesi i Bellingcat, një kolektiv gazetaresk hulumtues me bazë në Holandë, përdori versionin më të fundit të mjetit për të krijuar një sërë imazhesh dramatike të arrestimit imagjinar të Trump.
Pamjet vizuale, të cilat janë shpërndarë dhe pëlqyer dhjetëra mijëra herë, tregojnë një turmë oficerësh me uniformë që kapnin miliarderin republikan dhe e tërhiqnin me dhunë në trotuar.
Higgins, i cili fshihet pas fotove të Putinit duke u arrestuar, ose teksa dilte në gjyq, e më pas i futur në një qeli, thotë se ai i postoi imazhet pa qëllim të keq. Ai madje deklaroi qartë në Twitter se imazhet ishin krijuar nga AI./K.C/dritare.net

















