
Edhe 25% të votave për numërim/ PS fiton në 9 qarqe!
Dritare.net

Kur janë numëruar rreth 4 mijë kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.5%. Socialistët kanë siguruar deri tani 556.1611 vota. Koalicioni PD-ASHM ka 34% ose 360334 vota në të gjithë vendin.
Forcë e tretë politike ka kaluar Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.7%, duke marrë 338736 vota. Humb një pozicion, në vendin e katërt renditet PSD me 3.5%, duke marrë 36285 vota. Votat e tjera ndahen mes, Mundësia 2.9%, Koalicioni Euroatlantik 1.2% dhe Djathtas për Zhvillim 0.4%.
Sipas rezultatit paraprak, PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat. PS fiton në qarqe, ndërsa PD në 3 të tilla (Shkodër, Lezhë dhe Kukës).
SHKODËR – PD 5 MANDATE, PS 4, PSD 2
DURRËS – PS 8, PD 6ELBASAN – PS 10, PD 4
FIER – PS 12, PD 4
KORÇË – PS 6, PD 4
VLORË – PS 8, PD 4
BERAT – PS 5, PD 2
GJIROKASTËR – PS 3, PD 1

















