Filozofia e yjeve të Hollivudit: Mos u lini trashëgimi fëmijëve, ata duhet të punojnë!
Dritare.net
Trashëgimia nuk është luks sipas Daniel Craig. Dhe prandaj pothuajse asgjë nga pasuria e tij rreth 160 milionë dollarë nuk do të shkojë për dy vajzat; njëra e lindur në 1992-shin nga martesa e tij e parë dhe e dyta në 2018-ën me gruan e tij të dytë, aktoren Rachel Weisz.
Revista angleze "Candis Magazine" raportoi filozofinë e jetës së një prej 007-ve më të dashur të të gjithëve: "Një fjalë e urtë e vjetër thotë se ata që vdesin të pasur kanë dështuar në jetën e tyre. Unë nuk dua të lë shuma të mëdha parash si trashëgimi për fëmijët e mi. Unë mendoj se trashëgimitë kanë shije të keqe. Filozofia ime është t’i shijoj paratë sa jam gjallë ose t’i dhuroj para se të vdes.”
Ky mendim që është me mend, po fiton gjithnjë e më shumë terren edhe në Hollywood. Edhe aktori 53-vjeçar Ashton Kutcher, tha në 2018-ën: "Fëmijët e mi nuk do të kenë një shumë të madhe në dispozicion të tyre. Përkundrazi, ne do t'i shpenzojmë të gjitha për bamirësi ose gjëra të tjera të vogla. Nëse fëmijët e mi kanë ide të mira, unë do të jem i pari që do të investoj në to. Ndryshe jo. Unë me të vërtetë shpresoj se ata të jenë të motivuar për të marrë atë që duan.”
Me pak fjalë, një zgjedhje etike, por edhe edukative, e ndarë edhe nga një yll si Sting. Kantautori madje tha se asnjë qindarkë nga 180 milionë paundet që ka nuk do të shkojë për gjashtë fëmijët e tij: "Ata duhet të punojnë, si unë."/ K.C/dritare.net