Atentati për të vrarë Trump! Kamala Harris: Dhuna nuk ka vend në Amerikë!
Dritare.net
Ish-presidenti Donald Trump dyshohet se ka qenë sërish shënjestër e një atentati në fushën e tij të golfit, kanë konfirmuar autoritetet amerikane. Menjëherë kanë reaguar edhe politikanë të lartë nga të dyja palët. Nënpresidentja Kamala Harris tha: “Më vjen mirë që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”.
Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance tha se ai foli me Trump përpara se të bëhej publik lajmi për incidentin dhe tha se ish-presidenti ishte në humor të mirë.
Senatori republikan Lindsey Graham në mënyrë të ngjashme tha se Trump ishte në gjendje të mirë dhe më i vendosur se kurrë për të mos u tërhequr nga gara. Ndërkohë, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, përgëzoi Shërbimin Sekret për reagimin e tyre të shpejtë dhe bëri thirrje që autori të ndiqet penalisht sipas ligjit.
Presidenti Joe Biden vlerësoi gjithashtu punën e Shërbimit Sekret dhe tha se nuk ka vend për dhunë në SHBA./M.K-dritare.net