Na ndiqni edhe në

Bota

Ja vendi që ka hequr masën e distancimit social!

Ja vendi që ka hequr masën e distancimit social!

Nuk ka më alarm të koronavirusit në Zelandën e Re. Orët e fundit, vendi nuk regjistroi asnjë rast të ri me Covid-19. Me një popullsi prej 5 milionë banorë, vendi ka regjistruar 25 viktima. Pas bllokimit, për 102 ditë nuk u regjistrua asnjë rast, por virusi u rikthye. Tashmë situata është sërish në kontroll. Nuk ka më kufizime në vend, përveçse në Auckland, ku lejohen grupime deri në 100 persona. Distancimi social, përveçse në Auckland, qytetin më të populluar të Zelandës së Re, është hequr./L.F-dritare.net