
Mentaliteti i tufës/ Deklarata konfuze e Trump për virusin
E Mërkurë 16 Shtator 2020, 08:08
Dritare.net
Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit, u përball mbrëmjen e kaluar me votuesit, në një takim të hapur. Ai përsëriti se një vaksinë kundër koronavirusit, do të jetë gati brenda pak javësh në Amerikë. Edhe pse asnjë prej tyre nuk ka përfunduar ende provat klinike.
Më tej ai tha se virusi do të zhdukjet vetvetiu, megjithëse deklarata e tij për këtë qe paska konfuze.
"Virusi do të zhduket vetvetiu, pasi të zhvillohet mentaliteti i tufave", me sa duket duke iu referuar "imunitetit të tufës".
CNN shkruan se Trump, nuk tha asnjë të re në bashkëbisedime me votuesit, përveç deklaratave konfuze, dhe shpeshherë jo të vërteta./L.F-dritare.net

















