Na ndiqni edhe në

Bota

Ndihma po vjen! Trump reagon për protestat në Iran

Ndihma po vjen! Trump reagon për protestat në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Iran, duke u bërë thirrje protestuesve të vazhdojnë kundërshtimin ndaj regjimit.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump u shpreh:
“Patriotë iranianë, VAZHDONI PROTESTAT, MERRNI NË DORË INSTITUCIONET TUAJA!!! Ruajini emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë.”

Trump njoftoi gjithashtu se i ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarë iranianë deri në ndalimin e asaj që ai e quajti “vrasje të pakuptimta të protestuesve”.

“Ndihma është rrugës”, përfundon mesazhi i presidentit amerikan, duke sinjalizuar mbështetje për protestat kundër autoriteteve iraniane./K.C/dritare.net