
Ndryshimet klimatike, më shumë se 100 delfinë të ngordhur në Amazonë!
Dritare.net

Një katastrofë mjedisore po ndodh në Amazonë braziliane, ku më shumë se 100 delfinë janë gjetur të ngordhur pas thatësirës historike dhe temperaturave të larta të ujit, ku në disa vende i kanë kaluar 102 gradë Fahrenheit.
Sipas CNN, delfinët e ngordhur janë gjetur në liqenin Tefe pas disa kërkimeve të fundit nga instituti i Shkencës në Brazil. Instituti tha se një numër kaq i lartë i delfinëve të ngordhur ishte i pazakontë, ku theksoi se shkak për këtë të fundit mund të jenë bërë temperaturat rekord të liqenit dhe thatësirat.
Lajmi ka të ngjarë të shtojë shqetësimet e shkencëtarëve të klimës mbi efektet që thatësirat ekstreme në rajon.
“Është ende herët për të përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje ekstreme, por sipas ekspertëve, sigurisht që lidhet me periudhën e thatësirës dhe temperaturat e larta në liqenin Tefe, në të cilin në disa zona kalojnë 39 gradë Celsius (102 gradë Fahrenheit)”, tha instituti.
Lumi Amazon, rruga më e madhe ujore në botë aktualisht është në sezonin e thatë dhe disa ekzemplarë të faunës së lumenjve po vuajnë gjithashtu nga temperaturat e larta rekord. Studiuesit dhe aktivistët po përpiqen të shpëtojnë delfinët e mbijetuar duke i transferuar nga lagunat dhe pellgjet në periferi në pjesën kryesore të lumit ku uji është më i freskët por operacioni nuk është i lehtë për shkak të largësisë së zonës.
"Transferimi i delfinëve të lumenjve në lumenj të tjerë nuk është aq i sigurt, sepse është e rëndësishme të verifikohet nëse toksina ose viruse janë të pranishme në natyrë," tha Andre Coelho, një studiues në Institutin Mamiraua.
Po ashtu temperaturat e larta ndikojnë në ekonomi, pasi nivelet nën mesataren e ujit janë duke penguar transportin ashtu edhe aktivitetet e peshkimit në lumë. Po ashtu një paralajmërim i fortë është dhënë nga ekspertët, pasi pritet që në dy javët e ardhshme si pasojë e thatësirave të ketë humbje të tjera në numër për delfinët./M.K-dritare.net

















