
Të paktën 11 persona kanë vdekur nga zjarri në një klub nate në qytetin juglindor të Murcias, thonë autoritetet spanjolle.
Videot e shpërndara në internet tregojnë flakët që shpërthejnë mbi ndërtesë dhe tym të dendur e të errët që shpërndahet nga dritaret e saj të mëdha. Shërbimet e urgjencës janë në kërkim të personave të zhdukur që ndodheshin në lokal në atë moment.
“Jemi të shkatërruar”, tha kryetari i bashkisë së Murcias, Jose Ballesta në kanalin televiziv spanjoll 24h, duke shtuar se ekipet e shpëtimit ishin në kërkim të disa personave të zhdukur. Ai ka dekretuar tre ditë zie në Murcia. Të afërmit kanë shkuar në vendngjarje dhe po kërkojnë të dashurit, shtoi ai.
Shërbimet e urgjencës thanë se zjarrfikësit më në fund arritën të hynin rreth orës 08:00 dhe zbuluan katër trupa, pastaj dy të tjerë rreth 40 minuta më vonë. Katër janë duke u trajtuar në spital për asfiksim.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu kur klubi ishte me njerëz. Bashkia e Murcias tha se ndjente keqardhje të thellë për aksidentin dhe ofroi ngushëllime për të prekurit./K.C/dritare.net

















