Na ndiqni edhe në

Bota

Skandali Epstein/ Mbreti Charles reagon pas akuzave për ish-princin Andrew

Skandali Epstein/ Mbreti Charles reagon pas akuzave për ish-princin Andrew

Mbretëria Charles ka bërë ndërhyrjen e tij të parë lidhur me skandalin Epstein, duke deklaruar se Pallati Buckingham është i gatshëm të mbështesë policinë ndërsa shqyrtohen akuzat ndaj Andrew Mountbatten-Windsor.

“Mbretit i është bërë e qartë, me fjalë dhe veprime të paprecedenta, shqetësimi i tij i thellë për pretendimet që vazhdojnë të dalin lidhur me veprimet e zotit Mountbatten-Windsor,” tha një zëdhënës i Pallatit.

Policia e Thames Valley po vlerëson nëse ka bazë për të hetuar një ankesë nga grupi antimonarkik Republic, i cili raportoi Mountbatten-Windsor për keqmenaxhim në detyrë publike dhe shkelje të sekretit zyrtar.

Email-et e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA sugjerojnë se ish-Princi Andrew kishte ndarë informacion konfidencial me Jeffrey Epstein gjatë viteve 2010-2011, përfshirë raporte zyrtare nga vizitat në Singapor, Hong Kong dhe Vietnam, si dhe mundësi investimesh në Afganistan.

Pallati thekson se “mendimet dhe simpatitë e Mbretit dhe Mbretëreshës janë dhe mbeten me viktimat e çdo forme abuzimi.”

Kjo vjen pas deklaratës së Princit dhe Princeshës së Uellsit, të cilët shprehën shqetësim të thellë për zbulimet e fundit rreth Epstein./K.C/dritare.net