President Moisiu sërish në këmbë. Mjekët e falënderojnë që iu besoi!
E Hënë 9 Shkurt 2026, 16:04
Dritare.net

Ish-presidenti Alfred Moisiu është rikuperuar dhe tashmë është sërish në gjendje të mirë shëndetësore, pasi prej pak ditësh kishte qenë i shtruar në QSUT “Nënë Tereza” për shkak të një problemi shëndetësor.
Përmes një mesazhi publik, mjekët e QSUT e kanë falënderuar Presidentin Moisiu që i besoi atyre trjatimin, duke i uruar njëkohësisht shëndet dhe jetë të gjatë.
"Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!", thuhet në postimin e QSUT-së./K.C/dritare.net
