Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha një ditë para protestës: Bashkohuni me ne në kryengritjen paqësore!

Berisha një ditë para protestës: Bashkohuni me ne në

Në një tubim para Kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje forcave të rendit të marrin vendimin historik dhe të bashkohen me protestuesit nesër para Kryeministrisë. Berisha e quajti protestën e nesërme “kryengritje paqësore e fitores” dhe i bëri thirrje gjithë shqiptarëve të jenë nesër në shesh.

"Nesër u bëj thirrje forcave të rendit të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me interesin e familjeve tuaja, të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Bashkohuni të shporrim këtë bandë kusarësh. Bashkohuni me misionarët që do shporrin këtë qeverinë, do rikthejnë lirinë, udhëtimin drejt Europës.


Të gjithë në Tiranë në kryengritjen paqësore të fitores, për Europën. Mirënjohje KE për deklaratën e sotme që i tha kryehajdutit se kurrë drejtësinë s’mund ta pengosh. Ta detyrojmë hajdutin të shkojë te… aty ku e ka vendin. Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë.", tha Berisha./K.C/dritare.net