
Nga Haki Morina*
Që prokuroria e Gjykatës Speciale do të kërkoj dënimin e katër të akuzuarëve të fundit, në procesin e padrejtë gjyqësor në Hagë, kjo pritej, por nuk pritej kërkesa e frikshme prej 45 vjetësh, për secilin nga katër të akuzuarit.
E frikshme, por jo edhe e çuditshme, kur dihet që kjo Gjykatë është formuar nga Parlamenti i Kosovës, kur VV-ja nuk e kishte pushtetin absolut që e ka tani. E kur institucionet e vendit, i kanë në dorë, ata që janë më të interesuarit për dënime sa më të rënda, atëherë çfar mund të pritej prej një prokurorie që zbaton me përpikmëri interesat e këtij pushteti që ka mandatin e shumicës së popullit.
Kështu që ne ankohemi kot tek Bashkësia ndërkombëtare. Të keqen e kemi brenda vetes. Bile e keqja na sundon. Pa e hequr këtë të keqe, mos pritni që do të ketë drejtësi për ata që kanë bërë diçka të mirë për këtë vend.
Nuk do të kemi drejtësi, sepse ne si duam heronjtë, por i duam tradhtarët. Ne si duam të sinqerit, por i duam rrenacakët e shpifarakët. Ne si duam patriotët e luftës, por i duam patriotët e pasluftës. Ne si duam ata që e duan seriozisht Kosovën, por ata që tallen me të.
Unë se kam zor ti kuptoj absurditet e këtij vendi, sepse i kam përjetuar mbi kurrizin tim.
Unë nuk jam dënuar për Republikën e Kosovës, nga prokurorë e gjykatës serbë, por nga prokurorë dhe gjykatës shqiptarë. Dhe jo vetem unë, por me qindra të tjerë. Një jetë të tërë e kam shkatërruar për vendin tim, dhe në fund, ky vend, me zërin e atyre që më kishin përndjekur, me zërin e atyre që më kishin torturuar, me zërin e atyre që nuk kishin lënë gjë pa bërë kundër lirisë së Kosovës, bile edhe me zërin e disa shokëve të mij xhelozë, më tha, ti s'ke vota, sepse votat i kemi rezervuar për Dimal Bashat, Agim Bahtirat dhe për shumicën e atyre që bash asnjë sakrificë se kanë bërë për Kosovën.
Pra, nuk është e çuditshme kjo kërkesë e Prokurorisë. Nuk është, sepse ska asnjë bazë për tu çuditur. Vendimi bëhet në emër të popullit. E dihet çka mendojnë shumica. Edhe mua kur më dënuan heren e fundit, në vitin 1984, në emër të popullit më dënuan. Dhe pse të mos më dënonin kur dihet që pushtetarët e atëhershëm e kishin votën nga ky popull. Dhe vet populli, nëpërmjet lidhjes socialiste, nëpër çdo Bashkësie Lokale, e dënoj unanimisht kërkesen për Republikë. I dënoj unanimisht veprimtarinë nacionaliste dhe irredentiste të grupeve ilegale të asaj kohe. E pastaj thonin na ka detyru Serbia.
-Jo more. -Ke menduar që Serbia ta falë lirinë. Po ti në fakt, se ke dashur kurr lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kujtonin që pushtuesi lufron për të drejtat e të pushtuarit?
Të njëjtit sot, pasi arriten ta rikthejnë në mënyrë të plotë pushtetin, e justisifikojnë nënshtrimin e tyre të atëhershëm dhe kërkojnë dënimin edhe më të rëndë, të këtyre, që në momente historike morën pushkën dhe luftuan për liri.
Sot hapur, njëri nga aktivistët e VV-së, kishte shprehur pakënaqësinë me prokurorisë duke kërkuar dënimin e përjetshëm, sidomos për Hashim Thaçin. Të ishte zë i një personi të VV-së, nuk do të ishte kurrfar problemi. Por ky zë është zëri i vërtetë i 90% të pjestarëve të kësaj Lëvizje dhe sidomos i prijësve të saj, të cilët janë në krye të Qeverisë dhe institucioneve të saj.
UÇK-ja ishte projekti që ua prishi ëndërrat e nënshtrimit atyre. Dhe ata, kurr nuk do të na falin këtë "krim". Hakmarrja ndaj Hashim Thaçit me shokë, është hakmarrje direkte ndaj UÇK-së, është hakmarrje ndaj lirisë.
E ne, duke mos patur tani gjë në dorë, se pushtetin e kanë ata, na mbetet vetem të protestojmë dhe t'ja qjerrim maskën klikës.titisto-rankoviqiste dhe regjimit antishqiptar të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Prandaj, me 17 shkurt duhet të dalim sa më shumë në rrugët dhe sheshet e Kosovës, nëse duam të shpëtojmë atë që mund të shpëtohet./dritare.net
*Haki Morina, i burgosur politik në Ish-Jugosllavi.