Na ndiqni edhe në

Bota

Trump kërcënon me tarifa vendet që nuk mbështesin planet e tij për Groenlandën

Trump kërcënon me tarifa vendet që nuk mbështesin planet e

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa për vendet që nuk mbështesin ambiciet e tij për të aneksuar Groenlandën, një territor vetëqeverisës nën kontrollin e Danimarkës.

Trump tha se Groenlanda është thelbësore për sigurinë kombëtare të SHBA dhe se vendi mund ta marrë “në mënyrë të lehtë ose të vështirë”, duke lënë të hapur opsionet për blerje ose forcë ushtarake.

Ambiciet e tij janë kundërshtuar nga Danimarka, Groenlanda dhe shumë vende të tjera, ndërsa një delegacion dy-partiak i Kongresit amerikan vizitoi Groenlandën për të dëgjuar shqetësimet e banorëve.

Vendi është i pasur me resurse dhe strategjik për sistemet e paralajmërimit dhe monitorimin e zonës Arktike. SHBA ka mbi 100 ushtarë të stacionuar në bazën Pituffik që nga Lufta e Dytë Botërore, por Trump thotë se për ta mbrojtur siç duhet, SHBA duhet ta “posedojë” Groenlandën.

Danimarka ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak do të rrezikonte fundin e NATO-s, ndërsa aleatët evropianë kanë shprehur mbështetje për sigurinë e Arktikut si një përgjegjësi të përbashkët të NATO-s./K.C/dritare.net