
Miss World 2025 u fitua nga Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda, e cila u kurorëzua më 31 maj 2025 në një ceremoni madhështore të mbajtur në Hyderabad, Indi.
Opal, 21 vjeçe nga Phuket, është studentë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Thammasat dhe flet rrjedhshëm tajlandisht, anglisht dhe kinezisht. Ajo është e njohur për angazhimin e saj në fushatën “OpalForHer”, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një kauzë që e ka për zemër pasi në moshën 16-vjeçare iu nënshtrua një operacioni për një tumor të gjirit.
Në garën e Miss World 2025, Hasset Dereje Admassu nga Etiopia u rendit si e para pas fitueses, e ndjekur nga Maja Klajda nga Polonia dhe Aurélie Joachim nga Martinika./K.C/dritare.net

















