
Video nga sulmi në Ankara/ Terroristët qëlluan Ministrinë e Brendshme me armë antitank
Dritare.net
Makina e dy terroristëve është ndalur jashtë Ministrisë së Brendshme të Turqisë, në Ankara pak sekonda para se të ndodhte shpërthimi i fuqishëm.
Më pas, njëri nga dy sulmuesit shihet duke ecur me shpejtësi drejt portës së ministrisë, ndërsa i dyti shkon në pjesën e pasme të automjetit dhe qëllon me raketa me një armë antitank të tipit LAV.
NEW: Ankara attack footage from this morning. #Turkey pic.twitter.com/CshYPAB64H
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 1, 2023
Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya njoftoi se policët Alim Reis Demirel dhe Erkan Karataş, të cilët u plagosën në sulmin terrorist në Ankara, nuk janë në rrezik për jetën. Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri tha se: “Rreth orës 09:30, 2 terroristë kanë drejtuar një mjet të lehtë komercial para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë së Brendshme dhe kreu një sulm me bombë. Njëri nga terroristët i vuri flakën vetes dhe terroristi tjetër u neutralizua. Gjatë të shtënave mbetën të plagosur lehtë 2 efektivë të policisë sonë. Po vazhdon trajtimi i policëve tanë heroikë që u plagosën në tentativën për sulm terrorist para portës së hyrjes së Ministrisë së Brendshme. Fatmirësisht jeta e tyre nuk është në rrezik. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta jonë kundër terrorizmit, bashkëpunëtorëve të tyre, tregtarëve të drogës, bandave dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë me vendosmëri."
Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca. Pas panikut, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës./K.C/dritare.net

















