Na ndiqni edhe në

Bota

Von der Leyen thirrje SHBA-së dhe Iranit: Negociata urgjente për zhbllokimin e Hormuzit

Von der Leyen thirrje SHBA-së dhe Iranit: Negociata urgjente për

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit që të nisin menjëherë negociata për t’i dhënë fund bllokimit të Ngushticës së Hormuzit dhe për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.

Ajo dënoi përpjekjet e Iranit për të penguar qarkullimin detar, duke përmendur sulmet ndaj anijeve tregtare dhe infrastrukturës kritike.
“Irani duhet të ndërpresë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave dhe sulmet me dronë e raketa,” deklaroi Von der Leyen, duke theksuar se situata është kritike për furnizimin global me energji.

Sipas saj, kriza po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit në mbarë botën, ndaj zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut:
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje të negociuar dhe t’i japim fund armiqësive në rajon.”

Deklaratat u bënë gjatë një vizite në Australi, ku ajo paralajmëroi se edhe vendet e largëta nuk janë më të mbrojtura nga pasojat e konflikteve globale.
“Bota në të cilën jetojmë është bërë më e ashpër dhe e paparashikueshme. Siguria që njihnim është vënë në diskutim,” u shpreh ajo./K.C/dritare.net