Botërori 2026 një spektakël yjesh, Tom Cruise, Robbie Williams dhe Jennifer Hudson ndezin atmosferën
Dritare.net

Ceremonia përmbyllëse e Kupës së Botës 2026 nisi me një spektakël të mbushur me emra të njohur të muzikës dhe kinemasë botërore, pak çaste para finales mes Spanjës dhe Argjentinës në stadiumin "New York New Jersey".
Ylli i internetit IShowSpeed hapi shfaqjen, i shoqëruar nga bateristë dhe balerinë, ndërsa më pas në skenë performuan Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe këngëtarja italiane Laura Pausini. Reperi dhe këngëtari Post Malone interpretoi gjithashtu hitin e tij "Wow".
Para fillimit të ndeshjes, interpretoi himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, e shoqëruar nga një orkestër live.

Në skenë u ngjit edhe aktori i njohur Tom Cruise, i cili mbajti një fjalim përpara tifozëve.
"Nga çdo cep i globit kemi qenë dëshmitarë të madhështisë dhe kemi ndarë momente gëzimi. Futbolli është një gjuhë që flitet pa fjalë, një forcë që bashkon njerëzit", tha ai.
Në stadium ishin të pranishëm mbi 80 mijë tifozë, personalitete të njohura dhe liderë botërorë, mes tyre edhe presidenti amerikan Donald Trump me bashkëshorten Melania Trump.

Spektakli do të vazhdojë edhe gjatë pushimit të ndeshjes me performanca nga Madonna, Justin Bieber, Shakira, BTS dhe Burna Boy. Shfaqja është kuruar nga Chris Martin, vokalisti i grupit Coldplay, dhe synon të mbledhë fonde për Fondin Global të Arsimit të FIFA-s, i cili mbështet projektet arsimore për fëmijët në mbarë botën.

Për shkak të koncertit, pushimi i finales pritet të zgjasë rreth 20-25 minuta, në një format të ngjashëm me spektaklin e famshëm të Super Bowl.