Aurela Gaçe rrëfen momentin e fundit me Enrik Mehmetin
Dritare.net

Këngëtarja Aurela Gaçe ishte e pranishme sot në ceremoninë mortore të gazetarit Enrik Mehmeti.
E prekur nga humbja, ajo kujtoi mbështetjen që Mehmeti i kishte dhënë ndër vite, duke e cilësuar si një njeri zemërgjerë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.
“Ai ishte, qoftë për gjetjen e lokacioneve, ai ka qenë me mua mbështetje. Domethënë duke ardhur e duke më shoqëruar nëpër anije, duke folur me njerëz që njihte vetë. Të marrësh nga koha jote dhe t’ia dhurosh dikujt tjetër tregon për zemërgjerësi, tregon për ty si njeri. Se mund ta bësh një herë, por ai e ka bërë gjithmonë”, u shpreh Gaçe.

Këngëtarja tregoi gjithashtu se biseda e fundit me gazetarin kishte ndodhur vetëm një javë më parë, teksa ajo ndodhej në Vlorë për xhirime.
“Hera e fundit që fola me të është para një jave, ndodhesha rastësisht për xhirime në Vlorë. Jo më pak se para një jave fola me të. Më tha: ‘Nëse të duhet një flotë e madhe me skafe dhe gomone, 100 t’i bën vëllai, të rreshtohen aty’.
I thashë: ‘Do ta bëj një këngë’. Tani, meqë i dhashë fjalën, kam për ta bërë. Kam për ta bërë, sepse ishte biseda jonë e fundit”, rrëfeu ajo.