
Dashi
Shkurti ka nisur me një ndjesi stabiliteti që ju ka ndihmuar të rivendosni prioritetet dhe dëshirat tuaja. Ditët pranë Shën Valentinit mund t’ju sjellin një ndryshim të brendshëm: rritet ndjenja e përgjegjësisë dhe dëshira për t’i dhënë formë konkrete ndjenjave. Në dashuri bëheni më të matur dhe më pak impulsivë, duke menduar më shumë në funksion të çiftit dhe projekteve të përbashkëta. Kjo periudhë ju bën më të qëndrueshëm dhe më të vetëdijshëm për atë që doni të ndërtoni.
Demi
Fjala kyçe është durimi. Mos i shtyni gjërat me forcë, sidomos në dashuri, sepse disa situata kanë nevojë për kohën e tyre. Qëndrueshmëria juaj ju ndihmon të ruani ekuilibrin edhe kur lindin dyshime. Gradualisht rikthehet besimi dhe qetësia emocionale. Në pjesën e dytë të muajit mund të ndjeni më shumë entuziazëm dhe dëshirë për njohje të reja, duke ju shtyrë të hapeni më shumë ndaj eksperiencave të reja.
Binjakët
Po lini pas një periudhë sfiduese që ju ka bërë të rishikoni miqësitë dhe bashkëpunimet. Tani ndjeni nevojën të zgjidhni më me kujdes njerëzit që ju rrethojnë, duke vlerësuar cilësinë mbi sasinë. Energjia nuk ju mungon dhe ju mban aktivë e iniciativëplotë. Mund të ketë ndonjë pengesë të vogël, por asgjë që t’ju ndalë. Qartësia dhe aftësia për t’u përshtatur do jenë armët tuaja më të forta.
Gaforrja
Atmosfera e shkurtit duket më e qetë krahasuar me të kaluarën. Po rishikoni objektivat profesionale dhe mënyrën si doni të shfaqeni para të tjerëve, duke kërkuar përputhje mes asaj që ndjeni dhe asaj që bëni. Në dashuri klima ngrohet gradualisht dhe rritet besimi. Është moment i mirë për të besuar më shumë tek ndjenjat tuaja dhe për të lënë pas disa pasiguri të së kaluarës.
Luani
Tensionet e fillimvitit po zbehen dhe ju po shihni sërish horizonte më të gjera, sidomos në projektet afatgjata. Shën Valentini mund të sjellë emocione të forta dhe një rikthim të pasionit. Në pjesën e dytë të muajit ndjeni më shumë qartësi dhe më pak presion, gjë që ju ndihmon të merrni vendime të guximshme dhe të fokusuara.
Virgjëresha
Çështjet praktike apo burokratike ju kanë marrë energji, por gradualisht do ndiheni më të lehtësuar. Një fazë e lodhshme po mbyllet dhe hapet një periudhë më e qetë. Në dashuri kërkoni stabilitet dhe respekt, duke shmangur iluzionet. Pas kësaj periudhe fokusohuni te marrëdhëniet më të afërta, sepse aty mund të gjeni siguri dhe konfirmime të rëndësishme.
Peshorja
Po lëvizni në një klimë romantike dhe kërkimi i ekuilibrit mbetet udhërrëfyesi juaj. Mund të ketë momente nervozizmi kur kërkohen vendime të qarta, por serioziteti dhe sinqeriteti në marrëdhënie do jenë vendimtare. Në pjesën e dytë të muajit vëmendja kalon më shumë te puna dhe çështjet praktike, ku diplomacia do jetë thelbësore.
Akrepi
Tensionet e fillimmuajit po zbuten, duke hapur rrugën për sqarime më të qeta në dashuri. Është moment i mirë për të zgjidhur keqkuptime dhe për të rikthyer harmoninë. Edhe rutina e përditshme kërkon riorganizim: ndryshime të vogla mund t’ju lehtësojnë shumë. Së shpejti do ndjeni edhe një frymë të fortë krijuese që meriton të ndiqet.
Shigjetari
Shën Valentini vjen me një atmosferë të qetë dhe konkrete. Vazhdoni të ëndërroni, por tani kërkoni baza të forta për të ndërtuar. Ndiheni më pak nën presion dhe kjo ju ndihmon të jetoni marrëdhëniet familjare e sentimentale me më shumë qetësi. Është një periudhë ku entuziazmi dhe përgjegjësia mund të bashkëjetojnë bukur.
Bricjapi
Vëmendja juaj përqendrohet te shtëpia, rrënjët dhe lidhjet më të thella. Kërkoni më shumë stabilitet dhe qartësi në marrëdhëniet e rëndësishme, madje për disa mund të jetë një moment vendimtar. Në pjesën e dytë të muajit komunikimi përmirësohet dhe dialogu bëhet më i lehtë, duke forcuar raportet personale dhe profesionale.
Ujori
Jeni në një fazë energjie të plotë dhe idetë tuaja marrin formë më konkrete. Bëheni më selektivë në marrëdhënie, duke zgjedhur me kujdes njerëzit që doni pranë. Shën Valentini mund të jetë intensiv por realist. Më pas do jetë e rëndësishme të fokusoheni në financa dhe çështje praktike për të vendosur më shumë rregull.
Peshqit
Ndiheni më të lehtësuar, sikur një barrë është hequr nga supet tuaja. Hapet një fazë e re ku shikoni përpara me besim, edhe në aspektin material. Shën Valentini sjell sinjale pozitive dhe ndjenja të bukura, ndërsa në pjesën e dytë të muajit mund të jeni në qendër të vëmendjes me mundësi dhe emocione të reja që ju buzëqeshin./K.C/dritare.net