Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 7 shkurt nga Branko

Horoskopi i datës 7 shkurt nga Branko

Dashi

Yjet ju këshillojnë të ngadalësoni ritmin. Pas një periudhe të lodhshme, është e rëndësishme të rikuperoni energjitë dhe të shmangni debatet e panevojshme. Në punë bëni vetëm atë që është e domosdoshme, pa u sforcuar më tepër seç duhet. Në dashuri kërkohet më shumë mirëkuptim dhe ndjeshmëri ndaj partnerit, sidomos pas disa keqkuptimeve të fundit. Pak qetësi dhe kujdes për veten do t’ju bëjnë mirë edhe fizikisht.


Demi

Parashikohet një ditë e qetë dhe e qëndrueshme. Yjet favorizojnë pushimin, familjen dhe kënaqësitë e vogla të përditshme. Është moment i mirë për të rifituar sigurinë emocionale dhe për të forcuar lidhjet me njerëzit e dashur. Në punë gjërat ecin normalisht pa shqetësime, ndërsa në dashuri mbizotëron harmonia dhe mirëkuptimi.

Binjakët

Ndjeni nevojën për lëvizje dhe komunikim. Dita është e përshtatshme për takime, biseda dhe njohje të reja, por kujdes të mos shpërndani shumë energji në drejtime të ndryshme. Një vonesë në punë mund t’ju krijojë një shqetësim të vogël, por do ta zgjidhni shpejt. Në dashuri pritet një bisedë sqaruese që do të forcojë raportin.

Gaforrja

Do të jeni më emocionalë se zakonisht dhe do të ndjeni nevojën për afërsi dhe përkujdesje. Në dashuri është moment i mirë për t’i kushtuar kohë partnerit dhe për të forcuar lidhjen. Në punë atmosfera është e qetë dhe ju lejon të mendoni për projekte afatgjata. Kujdesuni pak më shumë për mirëqenien shpirtërore.

Luani

Krenaria mund të bëhet pengesë nëse nuk e kontrolloni. Mund të lindin tensione me partnerin nëse nuk tregoni fleksibilitet dhe dëgjim. Në punë nuk parashikohen probleme të mëdha, por shmangni debatet. Pak pushim dhe kujdes për veten do t’ju ndihmojnë të riktheni energjinë.


Virgjëresha

Do të kërkoni qetësi, rregull dhe harmoni. Dita është ideale për t’u kujdesur për veten, për shtëpinë ose për gjëra që ju japin stabilitet. Në punë bashkëpunimi me të tjerët do të jetë i frytshëm. Në dashuri rikthehet harmonia, ndërsa beqarët mund të kenë një njohje interesante.


Peshorja

Kërkoni ekuilibër dhe bukuri në gjithçka. Marrëdhëniet shoqërore dhe sentimentale favorizohen, sidomos kur ka sinqeritet. Beqarët mund të bëjnë njohje interesante. Një situatë e papritur në punë mund t’ju kërkojë më shumë energji, por do ta përballoni.


Akrepi

Emocionet janë të forta dhe mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm. Mos u izoloni, komunikimi është çelësi për të shmangur tensionet. Në punë nuk priten probleme serioze, ndërsa në dashuri mund të lindë një çështje për t’u sqaruar me partnerin. Qetësia do të jetë aleati juaj.

Shigjetari

Ndjeni dëshirë për liri, lëvizje dhe përvoja të reja. Dita është e përshtatshme për të dalë nga rutina dhe për të bërë diçka që ju motivon. Në punë mbani qetësinë dhe gjithçka do të ecë mirë. Në dashuri organizoni një moment të bukur me partnerin, ndërsa beqarët duhet të tregohen më aktivë.


Bricjapi

Edhe pse mendja ju rri te puna dhe përgjegjësitë, yjet ju këshillojnë të mos lini pas dore jetën personale. Një pushim apo një plan i këndshëm me partnerin do t’ju bëjë mirë. Në dashuri mund të ketë zhvillime interesante, ndërsa beqarët mund të marrin një propozim të papritur.

Ujori

Kreativiteti dhe idetë e reja janë në rritje. Është moment i mirë për të nisur projekte që i keni lënë pezull. Në punë duhet pak më shumë përqendrim për të arritur objektivat. Në dashuri shmangni neglizhencën ndaj partnerit dhe gjeni kohë për momente romantike.


Peshqit

Një ditë reflektimi dhe ndjeshmërie. Emocionet janë të forta, por pozitive dhe ju ndihmojnë të kuptoni më mirë veten. Në punë mund të ketë një pengesë të vogël, por pa pasoja serioze. Në dashuri është moment i mirë për të sqaruar një çështje të mbetur pezull dhe për të rikthyer qetësinë./dritare.net