Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çështja e mbetjeve të Kurum/ Ja çfarë vendosi gjykata për 20 të akuzuarit!

Çështja e mbetjeve të Kurum/ Ja çfarë vendosi

Pas verifikimit të kushteve të masave të sigurisë për 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurumit, Gjykata e Durrësit la në qeli 9 nga 13 të arrestuarit paraprakisht me burg, 4 u lanë në arrest shtëpie dhe për 7 të tjerë u vendos masa e sigurimit detyrim paraqitjeje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Masat e caktuara nga gjykata, pas një seance që ka zgjatur mbi 6 orë:

1. Shtetasi Rami Buga – dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi

2. Shtetasi Shaban Hyseni- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg

3. Shtetasja Mirjeta Zotaj- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi


4. Shtetasi Mikail Hila- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg

5. Shtetasi Nazif Bajrami- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg


6. Shtetasi Andon Prifti- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg


7. Shtetasi Julian Kapedani- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

8. Shtetasi Indrit Likaj- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg

9. Shtetasi Edmond Voda- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg

10. Shtetasi Helidon Lila- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

11. Shtetasi Shkelqim Jakupi- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg


12. Shtetasi Florian Çimo- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg

13. Shtetasi Gazmend Sina- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg

14. Shtetasja Arta Dollani- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

15. Shtetasja Marjeta Perlala- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore

16. Shtetasja Kledina Skëndo- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

17. Shtetasja Bujana Tonçiça- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

18. Shtetasja Elis Mellonashi- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

19. Shtetasi Kejdi Ahmetaj- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi

20. Shtetasja Iva Musa- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore/K.C/dritare.net