E konfirmuar! Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother Vip: Tani luftohet vetëm për vendin e dytë!
Dritare.net

Fansat e Big Brother VIP 5 kanë arsye të jenë të emocionuar, pasi Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të BBV, rikthehet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë. Lajmi është bërë publik përmes spotit të ri që publikoi Top Channel, ku vetë Luiz shprehet: "Tani luftohet vetëm për vendin e dytë!”
Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë debat dhe pritshmëri mes fansave, duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij nuk është thjesht për nostalgji, por për të trazuar lojën dhe dinamikat brenda shtëpisë.
Luiz Ejlli, i njohur si këngëtar dhe personalitet televiziv, ka lënë gjurmë të forta në BBV2 dhe rikthimi i tij pritet të sjellë emocione të reja, intrigë dhe strategji të papritura. Produksioni nuk ka zbuluar ende sa do të qëndrojë, por padyshim prania e tij do të ndikojë fuqishëm në zhvillimet e ardhshme të lojës./K.C/dritare.net