Apeli i GJKKO lë në fuqi masën për ish-drejtoreshën e AKSHI-t
Dritare.net

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë.
Për drejtoreshën Mirlinda Karçanaj është konfirmuar masa e arrestit shtëpiak, njësoj si për zëvendësen e saj, Hava Delibashi.
Ndërkohë, për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës është lënë në fuqi masa e pezullimit nga detyra dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit, masë që mbetet gjithashtu edhe për tre biznesmenët e përfshirë.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 4 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H: Ankim kundër vendimit nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktim mase sigurimi personal.- Ankim kundër vendimit nr. 131, datë 18.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personale shtrënguese për personat nën hetim M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H”, duke miratuar vendimin nr. 125, datë 15.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt znj. H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z. R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apodekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale” thuhet në njoftim./K:C/dritare.net