Na ndiqni edhe në

Editorial

Një tregim për komshinjtë e mi milanezë, në Vlorë!

Një tregim për komshinjtë e mi milanezë, në Vlorë!

Nga Rudina Xhunga

Cannoli siciliani. Që në fakt janë ëmbëlsirë arbëreshe. Sepse vijnë nga Piana degli Albanesi ( Hora e Arbëreshëve). Këtë ma thanë mbrëmë, kur na ftuan për ëmbëlsira, komshinjtë tanë milanezë, në Vlorë. Kanë ardhur këtu në 2018. Kanë blerë shtëpi. Ditën që vendosën, një djalë pagoi faturën e tyre në Fier. Jam ndjerë mirë, kur punoja në Itali, e keni nga shtëpia drekën, u tha. Djali i tyre, nuk i ndoqi pas në aventurën shqiptare, as miqtë. 5 vjet me pas, djali kërkon çelësat, se qengj në ballkonin mbi det, në Milano nuk ha dot.

Ndërsa miqtë, dy mjekë, kanë blerë apartamente në të njëjtin pallat. Në plazhin më pak të preferuar të Vlorës, aty ku deti të vjen në shtëpi të thotë natën e mirë, para se të ikë, aty ku Lungomare është natyrale, ku pemët janë të vjetra, dhe rëra është si dikur, ku të huajt bëjnë plazh, me peshqirë buzë deti, nga maji në tetor.

Sot komshinjtë e mi milanezë janë në Korçë. Se kush i gënjeu, u tha mbusheni me benzinë mirë, se andej nuk keni benzinata. Uroj të kënaqen se nuk dua të mendojnë, që vetëm në Vlore ia vlen.

Ku do i këshillojmë të shkojnë në Korçë?/dritare.net