Ja çfarë e kam Dritëro Agollin! Flet Ilnisa Agolli!
Dritare.net

Ilnisa Agolli në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ka rrëfyer hapur marrëdhënien e saj të ngushtë me shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, duke shpjeguar se lidhja e tyre familjare është më komplekse.
Ajo theksoi:
"Babai im e ka djalë xhaxhai, edhe djalë tezeje. Është gjak i dyfishtë. Por për mua ka qenë gjithmonë xhaxha, por dhe më shumë se kaq."
Ilnisa rrëfeu se Dritëro Agolli ka qenë gjithmonë një figurë udhëzuese dhe frymëzuese për të:
"Një kujtim shumë i bukur i imi, është në Pogradec, sepse më ka bërë një analizë të librit që unë kisha nxjerrë në dritë në vitin 2000."
Ajo e përshkruan Agollin si dikë që shkon përtej roleve të zakonshme familjare. Lidhja e tyre nuk ishte thjesht personale, por edhe kulturore dhe krijuese. Ilnisa kujton momentet që kanë kaluar së bashku duke folur për poezinë, artin duke pirë raki.
Edhe pas ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit, Ilnisa e ruan kujtimin e tij me respekt dhe dashuri, duke kujdesur që të vendosë lulet te varri i tij:
"I shkoj shpesh te varri, Shkoj, e pastroj edhe vendos lule."
Ilnisa Agolli tregon se kjo marrëdhënie e ka formuar dhe e ka bërë të ndjeshme dhe të talentuar, duke e bërë lidhjen e tyre të veçantë jo vetëm për gjak, por edhe për frymëzim dhe kujdes./K.C/dritare.net