Na ndiqni edhe në

Emisionet

Kur pushtuesi u bë mik. Historia heroike e strehimit të italianëve në Shqipëri! Flet ish-presidenti Alfred Moisiu

Kur pushtuesi u bë mik. Historia heroike e strehimit të

Një nga dëshmitë më të fuqishme të humanizmit shqiptar gjatë historisë është mënyra se si populli ynë trajtoi ushtarët italianë pas kapitullimit të Italisë fashiste në shtator të vitit 1943. Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV e përshkruan këtë periudhë si një moment përcaktues, ku shqiptarët treguan një shkallë të lartë fisnikërie, duke i kthyer armiqtë e djeshëm në miq të mbrojtur.



“Ata ngelën në mëshirë të fatit, ne ju hapëm dyert e ju shpëtuam,” thekson ai. Mijëra ushtarë, pjesë e divizioneve si “Firence”, “Arezzo” dhe “Peruxha”, u gjendën të braktisur në një tokë të huaj dhe nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të ushtrisë gjermane. Në këtë moment kritik, familjet shqiptare, nga veriu në jug, ndanë me ta bukën e paktë dhe i strehuan, duke rrezikuar jetën e tyre.
Ky solidaritet nuk ishte vetëm humanitar.

Kur pushtuesi u bë mik. Historia heroike e strehimit të

Një pjesë e rëndësishme e këtyre ushtarëve vendosën të mos dorëzoheshin dhe të vazhdonin luftën kundër nazizmit. Kështu lindi batalioni partizan “Antonio Gramsci”, i përbërë nga rreth 1700 ushtarë italianë, të cilët luftuan krah për krah me partizanët shqiptarë. Ish-presidenti thekson se ky kapitull i historisë shpesh nuk njihet sa duhet, madje as në Itali. “Ata habiten. Nuk e dinë,” thotë ai, duke shtuar se kjo histori krenarie duhet të tregohet si një testament i lidhjeve të thella mes dy popujve, lidhje që i kapërcejnë konfliktet politike dhe luftërat.

Kur pushtuesi u bë mik. Historia heroike e strehimit të

Presidenti Moisiu tregon në emision edhe histori personale të kohës kur ishte partizan dhe luftonte bashkë me ushtarë italianë që iu bashkuan forcave partizane. Pas dëshmisë se tij të jashtëzakonshme Presidenti falënderoi gazetaren Rudina Xhunga për punën e jashtëzakonshme qe po bën, duke vënë ne pah në te mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi nevoje të njohim veten që të mos e braktisim këtë vend, tha ai./dritare.net