Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada e SHBA në Tiranë: Bashkëpunimi normalizohet pas përfundimit të mbylljes së qeverisë amerikane

Ambasada e SHBA në Tiranë: Bashkëpunimi normalizohet pas

Drejtori për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Mark Fleming, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës u takua me përfaqësues nga i gjithë spektri politik, si edhe me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit. Vizita e tij nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur institucionet shqiptare dhe për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fusha kyçe.

Në njoftimin e bërë publik nga Ambasada Amerikane në Tiranë, u theksua se, pas përfundimit të mbylljes së qeverisë amerikane për shkak të çështjeve buxhetore, SHBA-të janë të gatshme të rikthehen plotësisht në ritmin normal të punës dhe të vijojnë angazhimet e tyre në Shqipëri. Vizita e Fleming vjen pikërisht në këtë kontekst, si një shenjë e qartë e vazhdimësisë së partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Në takimet e tij, Drejtori Fleming ripotencoi rëndësinë e bashkëpunimit për forcimin e institucioneve demokratike, rritjen e efektivitetit të organeve të drejtësisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar. Ai gjithashtu theksoi rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe rëndësinë e koordinimit për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Ja postimi i Ambasadës!

"Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht!

Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri.

Drejtori Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si dhe me institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, për të theksuar partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri, për të përforcuar gatishmërinë e NATO-s dhe për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare.", thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane./K.C/dritare.net