Na ndiqni edhe në

Emisionet

Milena Harito: Si e krijova portalin e-Albania, kur isha ministre!

Milena Harito: Si e krijova portalin e-Albania, kur isha ministre!

Ish-ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito foli në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV për portalin e-Albania që tanimë ka zëvendësuar gjithçka dikur fizike dhe ka bërë të zhduken radhët. Ajo u shpreh se krijimi i e-Albana ka emrin e saj, por nuk do bëhej nëse nuk do qe te ministria e kabinetit Rama.

“Edi Rama është një njeri me energji të jashtëzakonshme i cili i shtrydh mirë bashkëpunëtorët që prodhojnë sa më shumë produktivitet në punën e tyre. Mes tyre edhe mua. Prandaj ne sot kemi Shqipërinë digjitale dhe e-albania me të gjitha shërbimet që kanë avancuar shumë. Puna që unë kam bërë si ministre e Inovacionit dhe Administratës publike në Shqipëri, ku hartova dhe zbatova portalin e-Albania ndodhi falë mbështetjes së kryeministrit Edi Rama.", tha zonja Milena Harito në DritareTV./K.C/dritare.net