Na ndiqni edhe në

Emisionet

Neomalsorja: 35 vite pa deputet, tani dua të ndryshoj historinë e Dukagjinit

Neomalsorja: 35 vite pa deputet, tani dua të ndryshoj historinë e

Marjana Koçeku ishte e ftuar në emisionin Dekalog me Roland Qafoku në DritareTV, ku rrëfeu rrugëtimin e saj drejt politikës dhe angazhimin për komunitetin e Dukagjinit, i cili nuk ka pasur deputet për 35 vite.

“Para se të futesha në politikë, kam qenë pjesë e shoqërisë civile, ku kam marrë pjesë dhe kam organizuar shumë protesta me kauza sociale dhe qytetare që i kam konsideruar të drejta dhe kam mbështetur deri në fund,” tha Koçeku. Ajo shtoi se studimet në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare e kanë përgatitur për karrierën politike.

Koçeku nënvizoi rëndësinë e përfaqësimit për zonën e saj: “Komuniteti ynë nuk ka pasur deputet për 35 vite, dhe asnjë grua nuk ka përfaqësuar këtë krahinë. Kjo më shtyu të angazhohem.”

Një prej prioritetëve të saj kryesorë është zgjidhja e problemeve të mëdha të komunitetit: “Rruga e Dukagjinit ka nisur si rrugë e bardhë, por unë po punoj për ta finalizuar me asfaltim dhe standarde bashkëkohore.”

Ajo premtoi angazhim konstruktiv në parlament: “Për herë të parë po marr një mandat, dhe dua të kontribuoj në mënyrë konkrete për qytetarët, pa agresivitet apo përplasje politike. Besoj në debat konstruktiv dhe në gjetjen e zgjidhjeve reale.”

Koçeku gjithashtu rrëfeu lidhjen e saj emocionale me vendlindjen: “Kam parë potencialin dhe vlerat e jashtëzakonshme të njerëzve këtu. Sakrificat e gjyshërve dhe prindërve e kanë bërë të mundur që unë të jem këtu sot.”

Një tjetër arritje e veçantë është përfshirja në botime ndërkombëtare si Financial Times, duke treguar vlerat dhe pasuritë kulturore të Dukagjinit dhe agroturizmin e saj./K.C/dritare.net