Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kushtetuesja i rrëzon kërkesën, Meta mbetet në burg

Kushtetuesja i rrëzon kërkesën, Meta mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e Ilir Meta për shfuqizimin e vendimit të tri gjykatave lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ish-presidenti kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, duke kundërshtuar vendimet e mëparshme gjyqësore, por Kushtetuesja vendosi të mos i japë të drejtë kërkesës së tij.

Meta kishte ngritur gjithashtu pretendime për mënyrën e ekzekutimit të masës së sigurimit, duke e konsideruar atë të paligjshme. Megjithatë, sipas Gjykatës Kushtetuese, ky argument ishte paraqitur edhe më herët në gjykatat e tjera, ndërsa vetë Meta ka bërë kallëzim për veprime arbitrare në Prokuroria e Tiranës, ku çështja vijon të jetë nën hetim./K.C/dritare.net