Ish-banori i BBV: Ja kush po ia thyen rekordet Luiz Ejllit!
Dritare.net

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Seno Fishta, i ftuar në emisionin Intervista e ditës, në DritareTv, ka komentuar fenomenin që po krijon aktualisht Mimoza Ahmeti në Ferma Vip 3, duke e krahasuar edhe me suksesin e Luiz Ejllit, i cili konsiderohet një nga personazhet më të fuqishme të BBV.
Gjatë intervistës, Fishta u shpreh se çdo fenomen ka momentin e tij dhe rekordet nuk janë të përjetshme.
“Gjithsecili ka rekordet e veta. Nëse Mimoza Ahmeti thyen rekorde, është diçka shumë e bukur. Rekordet janë bërë për t’u thyer, si në sport. Ndoshta duhen vite, por gjithmonë vjen dikush që i thyen,” tha ai.
Seno Fishta theksoi se suksesi i Mimoza Ahmetit lidhet edhe me natyrën e saj të sinqertë dhe energjinë pozitive që ajo transmeton te publiku. Sipas tij, ndryshe nga formatet e tjera që janë fokusuar te debatet dhe konfliktet, Mimoza Ahmeti ka arritur të fitojë publikun me stilin e saj unik dhe spontan.
“Moza është fenomen në stilin e vet. Është e sinqertë dhe kjo gjë e ka bërë shumë të dashur për publikun,” u shpreh Fishta.
Megjithatë, ai shtoi se fenomeni Luiz Ejlli mbetet një nga më të fortët në historinë e formateve të tilla, duke theksuar se çdo rekord është i vështirë për t’u arritur, por jo i pamundur për t’u thyer.
“Luizi ka vendosur rekorde të mëdha, por rekordet janë për t’u thyer. Nuk ka rekorde të përjetshme,” përfundoi Seno Fishta./K.C/dritare.net