Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta trajneri legjendar, Mircea Lucescu

Ndahet nga jeta trajneri legjendar, Mircea Lucescu
Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare Mircea Lucescu, një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit rumun.

Sipas mediave në Romani, ai ndërroi jetë në një spital në Bucharest, ku ishte shtruar që prej 29 marsit. Lucescu ndodhej në gjendje kome pasi kishte pësuar një atak në zemër.

Deri pak ditë më parë, ai mbante postin e trajnerit të kombëtares së Rumanisë, duke vazhduar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në futboll.

Gjatë karrierës së tij, Lucescu ka drejtuar disa skuadra të njohura në Evropë. Në Itali, ai ka qenë trajner i Pisa SC, Brescia Calcio dhe Inter Milan.

Mircea Lucescu do të kujtohet si trajneri më i titulluar në historinë e futbollit rumun dhe një figurë e rëndësishme e futbollit evropian./K.C/dritare.net