Juela flet pas daljes nga BBV: Ja çfarë më penalizoi!
Dritare.net

Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP 5, Juela Nikolli rrëfeu sot përvojën e saj në emisionin “Shqipëria Live”. Ajo foli për transformimin e saj nga një vajzë e qetë në një lojtare më agresive, ndikimin e partneritetit me Rogertin, si dhe për incidentin me Gretën, që sipas saj ishte i papranueshëm dhe i drejtë u ndëshkua nga Vëllai i Madh.
“Kisha nevojë të pushoja, fola me miqtë dhe familjen. Familja ime ishte e lumtur, mamaja dhe babai u zhgënjyen pak sepse nuk arrita dot finale.
Aty brenda jam munduar ta ndaj lojën nga njeriu, gjestet që bënë ata kur dola nuk mu duken të hijshme, megjithëse ka qenë e ditur tashmë se çfarë qëndrimesh ka patur Selin ndaj meje në atë shtëpi.
Ortakëria ime me Rogertin erdhi shumë rrjedhshëm. Nuk besoj që më ngeli Rogerti. Në javët e para isha në komfort zonë, po i jepja vetes kohë të ambientohesha me formatin. Kur erdhi Rogerti erdhi një pike e lojës që u bë më e ashpër dhe unë i kam thënë atij gjithmonë që nuk i mbështes shumë nga gjërat që ka bërë ai. E gjeta të përbashkët dëshirën për lojën, pra fakti që ne nuk kishim frikë të gjykoheshim. Fakti që u bëra antagoniste e lojës së Selin më bëri akoma më të fortë.
Unë kam hyrë vetëm dhe dola vetëm. Isha një banore që nuk bëri kompromise, mund të kisha përdorur Senon apo Stenaldon, nuk ka qenë synimi im dhe nuk e bëra”, u shpreh Juela.
Së fundmi ish banorja komentoi edhe incidentin që ndodhi mes saj dhe Gretës, ku kjo e fundit e pështyu.
“Veprimi i Gretës ndaj meje ishte i pa tolerueshme, më erdhi mirë që mori atë vendim Vëllai i Madh për të. Më vjen keq që shkoi aty ku shkoi situata sepse do mbahet mend për këtë gjë në këtë edicion”, tha ish-banorja./K.C/dritare.net