Na ndiqni edhe në

Emisionet

Pse e la ëndrrën e aktrimit, Vaçe Zela? Ja çfarë thotë i vëllai Hysni Zela!

Pse e la ëndrrën e aktrimit, Vaçe Zela? Ja çfarë

Në një intervistë të rrallë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Hysni Zela tregon se motra e tij,Vaçja, fillimisht studioi për t’u bërë aktore dhe ishte në vitin e dytë të studimeve për dramaturgji. Ajo kishte një talent të jashtëzakonshëm për aktrimin, një dhunti që më vonë do të pasqyrohej qartë në interpretimin e saj të këngëve.

Por ëndrra e saj u ndërpre:

“U detyrua ta linte shkollën,” thotë Hysni Zela.
Arsyeja ishte e thjeshtë, por heroike: mbijetesa e familjes. Me ardhjen e familjes së madhe prej 8 anëtarësh nga Lushnja në Tiranë, dikush duhej të siguronte të ardhura. Vaçe, si më e talentuara dhe më e kërkuara, sakrifikoi diplomën dhe ëndrrën e aktrimit për të punuar dhe për të mbajtur familjen.

Zoti Zela ndan edhe kujtimin e fundit me motrën në spital, një moment drithërues ku Vaçe, e vetëdijshme për fundin, qan jo nga frika e vdekjes, por nga mallëngjimi për praninë e vëllezërve dhe motrave. Historia e statujës së vogël të dërguar nga Muntaz Dhrami dhe reagimi i saj:

“Më nxirrni nga spitali, se nuk bëhet statujë për së gjalli”,i kishte thënë Vaçe Zela, pak para se të jepte frymën e fundit./K.C/dritare.net